Turizem

Arkitekturë e veçantë Pamje piktoreske në çdo anë të tij Pylli i Meshteknave Lëndina e ilna-rekes ( Lulja e poetiti) Guri i Mëngjesit

Shishtaveci, një mrekulli e natyrës !

Shishtaveci që është 30 km larg Kukësit në kufirin ndarës mes tre shteteve.Kjo zonë zotëron burime të virgjëra natyrore, dhe turizmi ka përparësi të dukshme për shkak të pozicionit, potencialeve ekonomike dhe kulturore. Në çdo anë të Shishtavecit ka pamje mahnitëse gjë që ka bërë që të vizitohet nga shumë turistë sidomos nga Kosova dhe Maqedonia për shkak të pozicionimit. Turizmi malor përfaqësohet nga disa aktivitete sportive përfshirë alpinizmin, hipizmin. “Guri i mëngjesit”është pika turistike më e vizituar dhe që mbrohet si momument natyre.

Vendet që mund të vizitoni në Shishtavec !

Guri i Mëngjesit Pylli i Mështeknave Lugina me Lulen e Poetit Narcuse, Hotel Restorante ; “Stani i Hoxhës” Restorant “Skiatori”

Guri i Mëngjesit

“Guri i Mëngjesit” ndodhet në afërsi të fshatit Shishtavec, 1900 m mbi nivelin e detit dhe i përket fshatit Shishtavec. Lind pyetja pse ky emër ? Ka këtë emër sepse aty bien në fillim rrezet e diellit të mëngjesit. Përbën gur ranor palezoik, me formë të veçantë trung koni. Ky gur është i gjatë 25 m, 13 m i gjerë dhe 11 m i lartë. Ka vlera didaktike, ekologjike dhe kulturore. “Guri i Mëngjesit që nga qershori i vitit 2002 është listuar dhe mbrohet si monument natyre. Është një nga destinacionet turistike më të preferuara në qarkun e Kukësit.

IMG 20190823 WA0039
Guri Mengjesit

FB IMG 1587191843638
Guri i Mëngjesit

PSX 20180924 193521 Scaled
Guri i Mëngjesit dhe Bar Skiatori

Pylli i Mështeknave

Pylli i Mështeknave është pikë tjetër turistike në Shishtavec, ku çdo ditë janë të pranishëm vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme dhe të huaj kryesisht nga Kosova. Mështekna e Shishtavecit ndodhet në lartësinë 1300-1390 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një pyll të dendur, të bukur, prej 33 ha, lartësia nga 13-17 m, dhe mosha 40-45 vjeçare. Mështekna e Shishtavecit është një dru i veçantë që gjendet edhe zona të tjera në veri por jo në masiv si ky.

IMG 20190728 WA0114
Meshtekna e Shishtavecit

Lugina e Narcisus ne Ilna-reke ( Lulja e Poetit)

Në Shqipëri ka vende të mrekullueshme që gjithmonë të lënë mbresa për t’i vizituar. E tillë është dhe lëndina e ilna-rekes në Shishtavec. Bukuri e aromë të këndshme të luleve në këto lëndina. Kjo mrekulli e natyrës gjendet vetëm në Shishtavec pjesë e parkut Korab-Koritnik.

FB IMG 1559059737351
Lendina e Narcisus ne ilna-rek

FB IMG 1622101289432
PSX 20210608 165351

Shishtaveci ,vendi i sporteve dimërore !

Alpinizmi është një sport dimëror mjaft i pëlqyer nga turistët aventurierë. Pllajat e bukura të Shishtavecit dhe Novosejit janë shumë të përshtatshme për për zhvillim e sportit të skive. Në këtë vend zhvillohet çdo vit kampionati i skive.
IMG 20201105 WA0018
20201105 130636
IMG 20220224 WA0072

Shtegu i Ngjyrave

Pjesë e turizmit rural është edhe kjo zonë e njohur me emrin ‘Shtegu i Ngjyrave’ pasi ky shteg ofron një pamje shumëngjyrëshe të luleve të ndryshme në këtë livadh alpin në Kukës. Ky vend gjendet pranë kufirit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, dhe fillon nga mali “Çaja” deri në luginën e Korabit. Edhe pse ka disa nyje lidhëse, kjo ecje alpine mund të zgjasë diku tek 7 orë gjatë të cilave grupi mund të vizitojë monumente natyrore si “Gryka e Vanave”, Ujëvara e Belës apo edhe liqenin e Kallabakut.
FB IMG 1628526594096
Shtegu

Akomodimi në Kukës

Akomodimi i turistëve kur ngjiten drejt malit të Gjalicës mund të bëhet në stanet e banorëve që kalojnë verën aty ose në kampingje. Ndërsa nëse udhëtojnë drejt Shishtavecit akomodimi bëhet në bujtina , në shtëpitë e banorëve ose në dy prej hoteleve që janë atje. Hotel-Restorant Stani i Hoxhës është ndër më të preferuarit nga turistët vendas dhe të huaj. Hoteli ndodhet pranë pikave turistike dhe ofron gatime tradicionale me çmime të arsyeshme .

PSX 20190828 105600 Scaled
Skiatori
Bar Skiatori
Bar Skiatori
Sani Hoxhes
Stani Hoxhes
Scroll to Top